Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar mesditën e së dielës me banorët e “Kodrës së Diellit”, ku ka dëgjuar hallet e tyre dhe nevojat për të ardhmen.
Rama ka thënë se Kodra e Trimave është një lagje shumë e rëndësishme për qytetin tonë dhe ne duhet të punojmë për të, për t’i dhënë madhështinë që meriton.
Gjithashtu Rama me ekipin e tij kanë takuar bizneset të cilat operojnë në lagjen “Kodra e Trimave”.
Shkrimi i plotë nga Përparim Rama:
Kodra e Trimave është një lagje shumë e rëndësishme për qytetin tonë dhe ne duhet të punojmë për të, për t’i dhënë madhështinë që meriton.
Së bashku me ekipin tim vizituam Kodrën e Trimave. Ne ecëm gjatë nëpër rrugët e kësaj lagjeje. Gjatë ecjes na shoqëroi një bisedë e frytshme me qytetarët, me të cilët biseduam për kushtet që i mungojnë kësaj lagjeje. Banorët kishin kërkesa nga më baziket.
Po ashtu vizituam biznese të ndryshme që veprojnë në këtë lagje. Takova njerëz të cilët punojnë fortë për bizneset e tyre.
#PR4PR
#PërparimRama
#LDK160
#PerPrishtinenPraktike