Kandidati për kryeqytetin nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, dhe kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku kanë vizituar shkollën “Elena Gjika’’.
“Oborri i shkollës “Elena Gjika” na mblodhi mua dhe shumë qytetarë të Prishtinës. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku”, ka shkruar Rama në facebook.
Ai tha se aty u diskutua për investime dhe për projktet.
“Unë para qytetarëve shpalosa programin qeverisës, i cili ka projekte të mëdha, projekte që janë ekonomikisht dhe financiarisht të balancuara”, ka thënë kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja.