Insajderi
Lajme

Perparim Rama thirrje Qeverisë: Zgjedhjet lokale janë kryer, na ndani buxhetin që na takon me ligj

Insajderi
25 November 2025 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Perparim Rama thirrje Qeverisë: Zgjedhjet lokale janë kryer, na ndani buxhetin që na takon me ligj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje për Qeverinë e Kosovës që të ndajnë buxhetin për Komunën e Prishtinës.

Rama ka thënë se zgjedhjet lokale janë kryer dhe se kryeministri Kurti dhe ministri Hekuran Murati s’kanë arsye që të vazhdojnë bllokadën për Komunën.

Rama ka thënë se në momentin që do të ndaheshin mjetet buxhetore, komuna menjëherë do të paguante faturat të cilat i kanë mbetur.

“Zgjedhjet lokale janë përfunduar. T’i lëmë politikat bllokuese mbrapa. Fondet që na takojnë me ligj t’i transferojnë menjëherë, që këta njerëz t’i marrin pagat, e familjet t’i marrin të ardhurat e tyre”, ka thënë Rama.

“Kryeqyteti ka fonde të mjaftueshme, s’ka problem as tek operatorët, problemi është tek ministria e Financave, që vazhdon jashtëligjshëm që të bllokojë buxhetin. Për të cilën kemi bërë edhe kallëzim penal”, ka shtuar Rama.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark