Por kohët e fundit, janë bërë përpjekje që disa algoritme të reja t’i zgjidhin problemet që mund të shkaktojnë vdekje, shkruan Zëri i Amerikës.
Përfitimet nga automjetet autonome janë të shumta: më pak trafik, ndotje, dhe më pak aksidente vdekjeprurëse. Por inxhinierët kanë ende shumë punë për të bërë për të testuar sigurinë e këtyre makinave. Dhe për këtë qëllim është hapur një qendër testimi në Suedi.
“Kemi krijuar gjithçka të nevojshme për makinat pa shofer. Pra, kemi katër mjedise prove: një qytet, një rrugë rurale, zona shumë e hapur me shpejtësi të lartë dhe pastaj autostrada; këto janë situatat tipike në rastet e makinave pa shofer. Kjo është unike, “- thotë Peter Janevik i firmës Astazero.
Por është edhe problemi i këmbësorëve. Njerëzit në rrugë ndonjëherë mund të reagojnë më shpejt se një makinë autonome. Pra, testimi përfshin edhe njerëzit, ose të paktën me manekin. Programimi i kësaj makine zakonisht përfshin situata me këmbësorë virtualë, që e detyrojnë makinën të reagojë shpejt.
Prodhuesit thonë se pak nga pak, po i zgjidhin problemet që kanë penguar përdorimin e automjeteve autonome.
“Ne kemi zgjidhur tre probleme: kemi zgjidhur problemin e bllokimit të trafikut, kemi zgjidhur problemin e transportit dhe atë të parkimit. Ne besojmë se këto tre janë pikat më të rëndësishme kur i japim makinës,”- thotë Dennis Nobelius, i firmës “Zenuity”.
Zgjidhja e këtyre problemeve i hap rrugën një bote në të cilën të gjitha llojet e ngarjes së makinës – nga shërbimet e taksive tek kamionët, të lëvizin pa shofer.
“Ne gjithashtu do të shohim automjete pa shofer si makina Einride që shkon nga një pikë në tjetrën, këtu ne shohim një të ardhme të madhe”, – thotë Magnus Castell, i firmës Ericsson.
Një tjetër mundësi sigurie është pajisja e makinave me opsionin që njerëzit të mund të marrin kontrollin e tyre kur është e nevojshme.
Ky kamion për shembull, është duke u nisur nga një stacion qindra kilometra larg nga rruga e testimit.
“Në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet, unë mendoj se do të shohim një shtim të objekteve që janë të lidhura me rrjetet celulare 5G; mund të jenë automjete, mund të jenë persona ose përdorues të tjerë të rrugëve si këmbësorë, ose biçikleta. Ato do të mund të përdoren edhe për transportimin e pakove”- thotë Castell.