×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasen Haxhiu e Ramabaja: Shuj, se t’qes prej studios shumë keq, mbylle kur flas

    Insajderi
    13 September 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja janë përplasur teksa diskutonin për dialogun Kosovë – Serbi, saktësisht për takimin e 14 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Gjatë debatit, Ramabaja i tha Haxhiut “mbylle gojën”, ndërkohë Haxhiu ia kthehu se “e qet prej studios shumë keq”.

    Paraprakisht, Haxhiu i tha Ramabajës se “ai nuk dinë asgjë për të”.

    ”Kjo është që e ka fillu ky herët si fëmijë thuajse, dhe e ka thelluar”, tha Ramabaja për Haxhiun.

    Sadriu nalu se ti nuk më njeh as nuk dinë kush jam, ti as nuk ke jetu në Kosovë”, ia kthehu Haxhiu.

    “Mbylle kur të flas”, vazhdoi Ramabaja.

    “Unë kur të qes prej studios, dije që është shumë keq”, tha tutje Haxhiu.

    ”Opinionin e ke bombarduar gati në çdo debat”, vazhdoi tutje përplasjen Ramabaja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark