Insajderi
Lajme

Përplaset kamioneta e FSK-së me një veturë në rrugën Klinë-Gjakovë, tre të lënduar

Insajderi
26 May 2026 - 15:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplaset kamioneta e FSK-së me një veturë në rrugën Klinë-Gjakovë, tre të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një kamionete të FSK-së në rrugën Klinë-Gjakovë.

Aksidentin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor”, tha ajo.

Krasniqi shtoi se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendngjarje dhe është në proces të hetimit të rrethanave të aksidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark