×
  • Sport
  • Sport

    Përplasja e Icardit me fytyrë për shtylle që “trembi” botën e futbollit, dalin pamjet

    Insajderi
    25 December 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fenerbahce dhe Galatasaray janë ndarë baras pa gola 0-0 në derbin e madh të Stambollit të dielën.

    Në derbin e ligës turke, sulmuesi i Galatasaray-t, Mauro Icardi, ishte afër lëndimit të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke ngjallur frikë të madhe në botën e futbollit.

    Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

    Klubi i tij, Galatasaray, ka dalë me një reagim publik, duke bashkëngjitur një fotografi të syrit të nxirë të sulmuesit argjentinas.

    “Ata që duan vetëm drejtësi për veten e tyre kanë vazhduar të manipulojnë futbollin turk nga çdo kanal sonte. Ne ndajmë atë që komiteti i arbitrave, dhoma VAR dhe 26 kamerat nuk mund ta shohin dhe ndihemi të turpëruar për ta”, thuhet në reagimin e klubit.

    “Shpresoj që një ditë të turpërohen ata që e sollën futbollin turk në këtë pikë…”, përfundon reagimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark