×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasja fizike në Odën e Avokatëve, nga ky institucion flasin per Insajderin

    Insajderi
    31 January 2024 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përplasje fizike ka ndodhur sot në Odën e Avokatëve mes avokatit Nasuf Hasani dhe zyrtarit për thirrje në OAK, Fisnik Bajokut.

    Sipas një video të publikuar nga avokati Hasani, fjalosja bëhet për keqpërdorim të parave.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Odën e Avokatëve, të cilën theksuan se avokati Nasuf Hasani e ka shtyrë Fisnik Bajokun, dhe se mes tyre ka qenë vetëm një kontakt fizik i vogël.

    Nuk ka pasur asnjë përplasje por ka pasur një kontakt fizik të vogël. Nasuf Hasani e ka shtyrë punëtorin e Odes. Pastaj ka qenë vetëm fjalosje asgjë më shumë“, tha zyrtari për komunikim nga Oda e Avokatëve.

    Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark