Insajderi
Lajme

Përplasja Kroaci -Serbi pasi Vuçiqit iu ndalua vizita, kështu hakmerret Beogradi

Insajderi
17 July 2022 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasja Kroaci -Serbi pasi Vuçiqit iu ndalua vizita, kështu hakmerret Beogradi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleksandër Vulin, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë se “nga sot të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”.

Kjo si hakmarrje pasi Kroacia ia ka ndaluar Aleksandër Vuçiqit ty hyjë në territorin kroat, në një vizitë të paparalajmëruar, raporton novosti.

Vuçiq planifikonte të vizitonte një lokacion ku Serbia pretendon se “gjatë luftës së dytë botërore janë kryer vrasje ndaj serbëve”.

Por s’është lejuar të kalojë, me arsyetim se Vuçiqi dëshiron të shkaktojë kaos. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark