×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përplasje brenda PDK-së, Çitaku i kundërpërgjigjet ish-këshilltarit të Thaçit

    Insajderi
    22 November 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës. Vlora Çitaku ka replikuar me ish-këshilltarin e presidentit, Hashim Thaçi, Artan Behrami që ka të bëjë me vendimin për targat.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Behrami ka kërkuar që opozita të jetë më aktive, duke shkruar, se “Albini foli, Vjosa foli, BE-ja foli, Britania foli, Gjermania foli. A ka ndonjë mendim opozita a jo? Apo po e presin Ameriken me folë?

    Pas kësaj ka reaguar Çitaku duke nënvizuar që ajo është nënkryetare e PDK-së dhe se qëndrimet politike mund të merren tek ajo, shkruan Insajderi.

    Në këtë koment, ajo e ka përmendur edhe nënkryetaren e Prishtinës që vije nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiun, të cilën vec e kishte përmendur Behrami, duke thënë “Mirë që foli opozita,  tani kemi qartësi dhe mund të flejmë rehat!’, duke thënë se edhe ajo ka të drejtë të jap mendimin e saj”.

    Çitaku është shprehur se edhe Donjeta si nënkryetare e kryeqytetit ka të drejtën e mendimit të saj, por që ka lënë të nënkuptohet se nuk përfaqëson qëndrimet e partisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark