×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputeti i VV-së i drejtohet me “Vorreli” – Borrellit të BE-së

    Insajderi
    22 November 2022 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar ashpër ndaj shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Bajqinovci i është drejtuar me fjalët si “Vorreli”, Borrellit.

    Dje në Bruksel, kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq me ndërmjetësimin e Borrel nuk arritën të gjenin një marrëveshje për targat.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të hënën se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm dhe se ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian “kanë hequr dorë” nga propozimi i tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

    Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me shqiptimin e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve”.

    Ndërkohë, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë.

    Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.

    “Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kërkesa e SHBA-ve tashmë është pranuar nga kryeministri Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark