Insajderi
Lajme

Përplasje fizike mes policëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, shoqërohen në Polici disa persona/Pamje

Insajderi
13 October 2026 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje fizike mes policëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit, shoqërohen në Polici disa persona/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentët në Tiranë kanë mbajtur këtë të martë protestën e thirrur përpara Ministrisë së Arsimit.

Tensionet nuk kanë munguar, me protestuesit që menjëherë kanë nisur të gjuajnë me vezë dhe të ngjyrosin me sprej muret e godinës.

Por kjo nuk ishte gjithçka, menjëherë ata kanë shkulur kangjellat e hekurta që ndodheshin në trotuar dhe tullat, duke i hedhur në drejtim të godinës dhe duke thyer xhamat e dritareve. Më pas ata u futën brenda rrethimit të godinës, teksa kanë bërë thirrje “Digje, digje”.

Pas kësaj, ata tentuan të shqyenin derën e hekurtit dhe të futeshin brenda në godinë. Ndërkohë kanë hedhur edhe flakadanë. Policia ka ndërhyrë duke krijuar një kordon, teksa deri më tani një prej protestuesve është arrestuar.

Më pas autoboti i ujit ka ndërhyrë me presion uji, teksa edhe një protestuese ka mbetur e lënduar pasi ishte e gjakosur në kokë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark