×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasje mes grupit të “Currit” dhe Mentor Beqirit, policia jep detaje

    Insajderi
    16 April 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Graçanicë pasditën e së martës.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    Ajo tha se lidhur me rastin janë shoqëruar dy persona në stacion policor.

    “Rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Llapnasellë -Graqanicë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Deri tani në stacion policor janë shoqëruar në stacion dy persona të cilët dyshohet se  kanë qenë të përfshirë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit”, tha ajo.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar se gjuajtja me armë në Graçanicë ka ndodhur në mes të grupit të Ismet Osmanit- “Currit” dhe biznesmenit kontrozovers Mentor Beqiri.

    Burimet policore i kanë thënë Insajderit se i përfshirë në këtë ndjekje me vetura dhe gjuajte me armë është edhe i biri i Ismet Osmanit, Amir Osmani. Ky i fundit ka qenë në ndjekje nga biznesmeni kontroverz Mentor Beqiri.

    Krejt kjo përplasje ka nis për një borxh prej 10 mijë eurove, për të cilën Mentor Beqiri pretendon se ia ka Amir Osmani. Kjo ka qenë arsyeja pse e ka ndjekur, me ia marrë këtë borxh.

    Amir Osmani ka qenë duke shkuar prej shtëpisë së tij në stacionin në Graçanicë.

    Të dyja veturat sipas burimeve të Insajderit janë në pronësi të grupit të Mentor Beqirit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark