Insajderi
Lajme

Përplasje mes tre veturave dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar

Insajderi
29 July 2026 - 20:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje mes tre veturave dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e njohur si “Qafa e Duhlës”, në segmentin në drejtim të Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë tre vetura dhe një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se hetuesit e Njësisë së Autostradës janë në vendin e ngjarjes.

“Hetuesit e njësitit të autostradës janë në vendin e ngjarjes. Rruga është e lëshuar, njëri nga shiritët ka qenë vazhdimisht i lirë për qarkullim. Për natyrën e lëndimeve, hetuesit do të shkojnë pas pak edhe në spital për të marrë informacione”, kanë deklaruar nga Policia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark