×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin,  Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të  

    Insajderi
    27 April 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishte bashkuar në koalicionin që drejtonte, Ali Ahmeti.

    Thaçi mbrëmë ka folur në lidhje me fushatën parazgjedhore dhe  përmendjen e përplasjeve të tij të mëdha me Ali Ahmetin.

    Ai ka thënë se një gjë të tillë e kanë sqaruar me Ali Ahmetin dhe se janë bërë bashkë për dy arsye madhore.

    “Unë që atë ditë i kam thënë se do ecësh përpara, se këta metodat e përçarjes dhe kacafytjes mes nesh do të vazhdojnë t’i kultivojnë. Për të qenë korrekt, edhe ai më ka dhënë një kompliment, tha gjithë këta tjerët shqiptarët i kanë thirrë, ty s’të kanë thirrë se ndoshta s’të konisderojnë të tyre”, ka thënë Thaçi.

    “Ideja është me e shty punën përpara. Unë dhe z.Ahmeti s’kemi edhe shumë kohë edhe për shkak të moshës. Brenda vitit të ardhshëm besoj se do t’i realizojmë këto dy çështje. Një është debllokimi i procesit integrues dhe dy avancimi i shqiptarëve në status juridiko-kushtetues. Do të vijnë të tjerë pastaj”, ka shtuar tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark