Që prej Episodit të parë, që ndiqej kryesisht nga të rinjtë, sot ky Reality Show që në qendër ka njohjet romantike mes vajzave dhe djemve ndiqet nga çdo grup moshe kudo në botë ku ka shqiptar.
Si një kërkesë e vazhdueshme e publikut, por edhe si pasoje e target grupit kaq të gjerë të shikuesve që ka ky program, Përputhen njofton një tjetër risi të rëndësishme.
Shumë shpejt pjesë e programit nuk do të jenë vetëm të rinjtë, por gra dhe burra të cilët kërkojnë të kenë një partner apo partnere krah tyre.
“Përputhen 40” do të jetë vendi i njohjeve të reja, për individë, mbi moshën 40 vjeç, që janë beqar të divorcuar apo të ve.
Sërish të parët në thyerjen e tabuve, jemi kurioz të mësojmë se çfarë do të ndodhë në Përputhen 40. Për këdo që është vetëm dhe dëshiron të ketë njohje të reja, por edhe të provojë një aventurë televizive, mos nguro apliko tani që audicionet sapo janë hapur.