×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përse askush nuk e do Cristiano Ronaldon?

    Insajderi
    30 July 2022 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asnjë nuk  e do Cristiano Ronaldon, por pse? Është kjo pyetja që shtron e përditshmja spanjolle Marca. Është e vështirë të gjesh arsye për faktin se përse të mëdhenjtë e Europës nuk kanë një vend në skuadrat e tyre për CR7. Sulmuesi portugez i Manchester United do të luajë në Champions League dhe ka ngarkuar menaxherin Jorge Mendes ti gjejë skuadrën e duhur.

    Mynihu, Parisi dhe Madridi kanë qenë disa nga qytetet europiane që janë përmendur në lidhje me portugezin, por duket se askush nuk e do Cristianon. Një sulmues që ka shënuar 815 gol si profesionist dhe që në 20 vitet e fundit ka patur një mesatare impresionuese prej 0.73 golash për ndeshje.

    BAYERN MYNIH: “RONALDO I PAPËRSHTATSHËM PËR FILOZOFINË TONË”

    Një nga skuadrat e para që u tërhoq nga gara për Cristiano Ronaldon ishte Bajerni i Mynihut. Administratori i deleguar Oliver Kahn ishte i qartë: “Kemi arritur në konkluzionin se, pavarësisht vlerësimit që kemi për të, nuk do të përshtatej me filozofinë tonë aktuale”.

    PSG, JO KOLEKSIONIT TË FIGURINAVE

    Te PSG kanë kuptuar se koleksioni i figurinave, apo lojtarëve të famshëm nuk funksionon. Pronari Nasser Al Khelaifi në prezantimin e trajnerit të ri Christopher Galtier tha se skuadra është në kërkim të një impenjimi më të madh sportiv, dhe se Cristiano Ronaldo nuk i përshtatet kësaj ideje.

    CHELSEA, NUK I PËLQEN TUCHEL

    Kalimi nga e kuqja e United te bluja e Chelseat? Ideja për të luajtur në “Stamford Bridge” ishte joshëse, por sipas mediave të ndryshme, sulmuesi portugez nuk pëlqehet nga Tuchel ndaj edhe ky është një opsion për t’u përjashtuar.

    RONALDO, AS REAL DHE AS ATLETIKO

    Një rikthim emocionues në Madrid me Realin? Diçka e tillë nuk ishte parashikuar, dhe nuk pati madje as tratativa. Po te Atletiko Madrid? Tifozët ishin të parët që u shprehën se CR7 nuk do të ishte i mikpritur, pasi sipas tyre “përfaqëson antitezën e vlerave që ndërtojnë tiparet dalluese të atletëve tanë”. Presidenti Enrique Cerezo u detyra të mbyllë kapitullin me mbërritjen në skuadër të Nahuel Molina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark