×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Përse mbante dorezën e shkëlqyer me xhevahirë? Tregon miku i Michael Jackson

    Insajderi
    30 August 2023 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një mik i ikonës së muzikës ‘pop’ Michael Jackson ka treguar arsyen e fshehtë përse këngëtari i ndjerë mbante shpesh një dorezë të argjendtë në dorën e tij të djathtë teksa performonte.

    Ai që njihej si “Mreti i Popit” njihej për kostumet e tij ekstravagante në performancat muzikore, ashtu si dhe një dorezë e bardhë në dorën e djathtë, zakonisht e mbushur me xhevahirë që nisi të kthehej në simbol për Jackson.

    E përditshmja ‘The Independent’, shkruan se Jackson – i cili tragjikisht ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare – nisi të mbante dorezën prej vitit 1983 në një koncert në Motown, SHBA.

    Në një intervistë më vonë ai tha: “Doreza më dukej bukur … dy doreza i mbanin të gjithë kështu më dukej si diçka e veçantë që bëja atëherë”.

    Por aktori i vjetër Cicely Tyson – i cili vdiq në 2021 në moshën 96 vjeçare tregon se cila ishte arsyeja e vërtetë e stilit të çuditshëm.

    Tyson thotë se doreza ishte krijuar nga një stilist i veçantë në mënyrë që Jackson të mbulonte shenjat e vitiligo, gjendjes se irrituar te lëkurës.

    Në një intervistë me CNN në 2019, Tyson tha: “Dizanjatori i dorezës më tha se po e bënte për Michael, për të fshehur shenjat e vitiligo që i shfaqeshin në dorë, kështu lindi historia”.

    Tyson shpjegon më tej: “Doreza ishte për ta mbuluar, kështu lindi historia e këtij stili, nuk ishte vetëm një modë”.

    Kjo gjendje e lëkurës krijon njolla të bardha që shkaktohen nga mungesa e melaninës, që është pigmenti i ngjyrës së lëkurës, sipas mjekësisë perëndimore.

    Ajo mund të prekë disa zona të lëkurës si fytyra, qafa, duar apo zona të palosjes së lëkurës.

    Jackson ka konfirmuar më vonë se kishte gjendjen në një intervistë me Oprah Winfrey, ku pranonte se ishte e sikletshme ta diskutojë cështjen në shtyp.

    Ylli i muzikës thoshte asokohe : “Unë jam një afro-amerikan. Jam krenar për trashëgiminë time afrikane, jam krenar për racën time, jam krenar për atë që jam. Kam krenari dhe dinjitet për atë që jam”.

    “Kjo është situata, kam një çrregullim lëkure që shkatërron pigmentimin, nuk kam ç’ti bëj. Por njerëzit sajojnë histori duke thënë se unë po përpiqem të mos jem ai që jam … Është një problem që nuk mund ta kontrolloj”./TCH

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark