×
Show

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher do t’iu thonë fëmijëve të tyre se janë të varfër

Insajderi
13 August 2016 - 23:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mila Kunis do t’iu thotë fëmijëve të saj një mesazh të habitshëm kur ata të rriten: “Ju jeni të varfër”.

Së bashku me burrin e saj, aktorin Ashton Kutcher, çifti ka ndërtuar një pasuri të madhe nga e cila nuk kanë përse të brengosen asnjëherë për një mbijetesë të rregullt.

Mirëpo, ata duan tu thonë fëmijëve të tyre: “Ne jemi të pasur, por ju nuk jeni”.

Kunis ka treguar se ka folur me bashkëshortin e saj Kutcher rreth mënyrës së si do t’i rrisin fëmijët e tyre, dhe të sigurohen se ata nuk do të ndikohen nga paratë e tyre dhe të bëhen të “pa ndërgjegjshëm”.

“E rëndësishme është që t’i mësojmë ata gjatë një moshe të hershme, ju duhet ta dini, ‘Mami dhe babi mund të kenë para, por ju jeni të varfër’”, tha ajo me shaka gjatë një paraqitje në Kyle and Jackie Show.

Më tutje, Kunis ka treguar arsyen përse do t’iu thotw fëmijëve tw tyre se “janë të varfër”.

“Është e rëndësishme, sepse ne të dy kemi ardhur nga familje me buxhet jo shumë të mirë financiar, dhe jemi rritur mjaft të varfër por gjithçka që kemi arritur e kemi bërë vetë. Ne kemi mësuar se çfarë vlere ka paraja”, ka thënë Kunis.

Kunis, 32-vjeçare, ka një vajzë me Ashton Kutcher dhe është sërish shtatzënë, duke pritur për fëmijën e saj të dytë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark