Industria e lojërave është një nga industritë më të fuqishme dhe në rritje vit pas viti. Gaming është një nga pasionet kryesore jo vetëm të adoleshentëve, por të çfarëdo lloj moshe.
Historitë tërheqëse, personazhet epike, imazhet që të përpijnë e jo vetëm janë porta drejt një bote aventurash shumë të bukura. Samsung Electronics me pajisjen e zgjuar të gjeneratës së fundit, Galaxy S24 Ultra dëshmon edhe një herë superioritetin në këtë fushë. Përvoja Gaming përmes ekranit të Galaxy Ultra S24 është thjesht e papërshkrueshme. Seria Galaxy S udhëheq rrugën drejt një epoke të re që do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si pajisjet celulare fuqizojnë përdoruesit, dhe në këtë rast të gjithë ata që luajnë online.
Inteligjenca Artificiale përforcon pothuajse çdo përvojë në serinë Galaxy S24, nga mundësimi i komunikimit pa pengesa, te rritja në maksimum e lirisë krijuese me ProVisual Engine të Galaxy, te vendosja e një standardi të ri kërkimi dhe pa harruar përvojën Gaming. Por le të shohim më poshtë të gjitha aspektet që kanë përmirësuar këtë fushë, dhe aryset që do ju bëjnë menjëherë fans të Galaxy S24 Ultra.

Bëjeni përvojën Gaming EPIKE
Ndërsa AI bëhet një pjesë më e spikatur e jetës së përditshme, fuqia e rendimentit duhet të shkëlqejë për të përmbushur kërkesat. Lojëra, regjistrimi dhe montazhi i madh i videove, kalimi mes pesë aplikacioneve ndërsa planifikoni një udhëtim… cilado qoftë detyra, Galaxy S24 ofron një përvojë të jashtëzakonshme falë përmirësimeve në çipin e tij, ekranin apo më shumë.
Çdo Galaxy S24 Ultra është i pajisur me platformën Snapdragon® 8 Gen 3 Mobile për Galaxy. Optimizuar veçanërisht për përdoruesit e Galaxy, ky çip ofron përmirësim të jashtëzakonshëm NPU për përpunim jashtëzakonisht efikas të AI. Në të tre modelet Galaxy S24, ritmet e rifreskimit përshtatës 1-120 Hz përmirësojnë gjithashtu efikasitetin e rendimentit.
Lojërat Galaxy janë më të fuqishme falë përmirësimeve të harduerit dhe softuerit.Galaxy S24 Ultra krenohet me një sistem kontrolli termik optimal me një dhomë avulli maksimumi 1,9 herë më të madhe, duke përmirësuar temperaturën e sipërfaqes së pajisjes ndërsa rrisin në maksimum gjithashtu fuqinë e rendimentit të qëndrueshëm. Gjurmimi i rrezeve mundëson pamje të gjalla me efekt të lartë të hijes dhe reflektimit. Dhe përmes bashkëpunimit me partnerët kryesorë të industrisë së lojërave, Galaxy S24 ju mundëson përdoruesve të shijojnë lojërat më të optimizuara mobile dhe më të njohurat në botë.
Ekran i shndrritshëm dhe pamje të qërta në çfarëdolloj kushtet atmosferike
Pamjet janë më të gjalla dhe magjepsëse se ndonjëherë në ekranin më të ndritshëm Galaxy. Galaxy S24 arrin ndriçimin maksimal prej 2600 nit dhe ofron shikueshmëri të përmirësuar në natyrë me Vision Booster.
Në ekran, Corning® Gorilla® Armor në Galaxy S24 Ultra është përmirësuar optikisht dhe demonstron qëndrueshmëri superiore ndaj dëmtimeve të shkaktuara nga gërvishtjet e përditshme. Ai jep reflektim të reduktuar në mënyrë dramatike deri në 75% në një gamë të gjerë kushtesh ndriçimi, duke siguruar një përvojë të qetë dhe të rehatshme shikimi.
Në të gjithë serinë Galaxy S24, përmirësimet e dizajnit me korniza më të holla dhe të barabarta e bëjnë më të lehtë gjithëpërfshirjen në çdo përvojë shikimi dhe mundësojnë madhësi më të mëdha të ekranit në ekranet 6,7 inç të Galaxy S24+ dhe 6,2 inç të Galaxy S24 brenda specifikimeve të së njëjtës madhësi. Galaxy S24 Ultra ka një ekran më të sheshtë 6,8 inç, të optimizuar jo vetëm për shikim, por edhe për produktivitet. Plus, Galaxy S24+ tani mbështet të njëjtin nivel të QHD+ që gjendet në Galaxy S24 Ultra.
Teknologji preçize dhe elegancë në çdo detaj
E nëse në nerva e sipër ndodh që të përplasni diku telefonin tuaj të shtrenjtë, Galaxy S24 Ultra është telefoni i parë Galaxy që ka një kornizë titani, duke rritur qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pajisjes. Trupi dukshëm më i hollë i Galaxy S24 Ultra mundëson përvojë më të mirë në lëvizje dhe kapje më të rehatshme. Çdo gjë rreth këtij smartphone është thjesht epike. Bëjeni tuajin.

