×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përshëndetja e famshme e Thaçit me gisht, përsëritet nga i biri i tij në marshin për UÇK’në

    Insajderi
    02 April 2023 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Familjarët e ngusht të ish-presidentit Hashim Thaçi, i biri Endriti dhe bashkëshortja Lumnija, janë parë sot në marshin për drejtësi.

    Në këtë marsh, ai dhe nëna e tij përsëritën gjestin e famshëm të Thaçit. Përshëndetjen me gishtin tregues.

    Me emocione të shumta ata marshuan shesheve të kryeqytetit së bashku me mijëra pjesëmarrës, teksa kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

    Teksa pjesëmarrësit po brohorisnin emrin e ish-presidentit Thaçi, Endriti u pa teksa nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lotë.

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis nesër më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark