×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Persona të panjohur vjedhin stoli ari në vlerë prej 7 mijë eurosh dhe një pushkë gjuetie në Lipjan

    Insajderi
    22 January 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një burrë nga Lipjani ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një pushkë gjueti me leje dhe një kasafortë në të ciliën kishte stoli ari në vlerë 7 mijë euro.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje.

    Rasti është në procedurë hetimore, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Raporti i plotë:

    Lipjan / 21.01.2024 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar nga persona të panjohur është vjedhur një pushkë gjuetie me leje dhe një kasafortë në të cilën kishte municion dhe stoli ari në vlerë rreth 7000€. Rasti ne procedure hetimore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark