Personat me këtë sëmundje po e përjetojnë më rëndë koronavirusin - Insajderi
×
LifeStyle

Personat me këtë sëmundje po e përjetojnë më rëndë koronavirusin

Insajderi
29 November 2020 - 09:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një zbulim më i fundit ka gjetur arsyen e mundshme pse disa njerëz kanë infeksion më të rëndë nga COVID-19 sesa të tjerët. Të kesh nivele të larta të kolesterolit e bën më të lehtë që të ngjitet.

Koronavirusi po i prek njerëzit në forma të ndryshme, me disa që po përjetojnë infeksione të rënda dhe me të tjerët që nuk po kanë fare simptoma. Tani, një studim i ri thotë se sasia e kolesterolit në një person mund të jetë faktori kyç pse disa e përjetojnë më rëndë virusin.

Gjetjet e këtij studimi tregojnë se ata me kushte të tjera metabolike si diabet dhe sëmundje kardiovaskulare, të cilët zakonisht kanë nivele më të larta të kolesterolit, kanë më shumë gjasa që të përjetojnë më rëndë COVID-19.

Hulumtuesit gjetën se koronavirusi mund të ngjitet në molekulat e kolesterolit, pasi ato lidhen me receptorin e tyre të rregullt të qelizave të njohur si tipi B1. Kjo ia mundëson virusit një “penallti”, që të kapet mbi patogjenin në mënyrë që proteina e saj të lidhet me receptorin ACE2, duke e lejuar infektimin e qelizës.

Studimi u publikua në Nature Metabolism.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark