Janë dy nga personazhet më të njohur në Mitrovicë për shkak të pamjes së tyre të veçantë që ngjajnë me figurat historike kombëtare Ismail Qemali e Isa Boletini.
Bedri Selmani dhe Adem Zhitopotoku kanë qenë së fundmi të ftuar në emisionin “Sui Generis” ku rrëfyen për jetën e tyre të përditshme.
Meqë pamja e tyre është aq e ngjashme me figurat historike ata u shprehën të gatshëm për të luajtur në ndonjë film.
Si do ta trajtonin ata temën në film dhe çka do të kishin ndryshuar nga historia e kuptoni përmes intervistës së bashkangjitur.