×
  • Showbiz
  • Show

    Personazhi i famshëm shqiptar në TikTok, përfundon në polici

    Insajderi
    19 February 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme, personazhi i famshëm i Tik-Tok, Kozak Braçi, është shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, ku po merret në pyetje nga efektivët e policisë, lidhur me një video që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale, raportojnë mediat në Shqipëri.

    Në video, Kozak Braçi,shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike ‘k*kainë’ dhe më pas me një pistoletë me mulli luan lojën ‘ruleta ruse’.

    Në pamje duket qartë p*stoleta dhe p*umbi brenda saj, por fatmirësisht arma nuk e shkrep duke shmangur një tragjedi.

    Ruleta ruse njihet si një lojë vd*kjeprurëse, në të cilën personat që marrin pjesë rrezikojnë të humbin jetën, vetëm nëse i shpëton fati.

    Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, makina e Kozak Braҫit, me vlerë 50 mijë euro, u gjet e shkrumbuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën rezultoi të kishte dhënë urdhër një tjetër reper.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark