×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet libri i ri “Unë jam Kosovë” i Migjen Kelmendit

    Insajderi
    27 June 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “UETpress”, ent botues i Universitetit Evropian të Tiranës, ka botuar veprën e re publicistike “Unë jam Kosovë: manual për përdorimin e shtetit qytetar” të shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur kosovar, Migjen Kelmendit.

    Ky libër është i dyti i autorit Kelmendit që botohet nga kjo shtëpi botuese tiranase, pas romanit “Gryka e kohës: një histori e mbulueme me shall”, ribotuar gjatë vitit të kaluar.

    Po ashtu, libri “Unë jam Kosovë” do të përurohet me datën 30 qershor, ora 13:00, në ambientet e Universitetit Evropian të Tiranës, gjegjësisht në sallën Aula Magna.

    Sipas njoftimit, për këtë libër të Kelmendit do të flasë Dr. Ardian Muhaj, profesor në Institutin e Historisë në Qendrën e Studimeve Albanologjike, me seli në Tiranë.

    Parathënien e librit të ri të Migjen Kelmendit e ka shkruar Dr. Stephanie Shvandner-Sievers, ku mes të tjerash shkruan: “Shkrimet e zgjedhura të Kelmendit, të paraqitura në këtë vëllim, përbëjnë një dokumentim historik të procesit ideologjik të shtet-ndërtimit të Kosovës të pasluftës nën tutelën ndërkombëtare, deri në shpalljen e pavarësisë së vendit në vitin 2008”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark