×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet lokaliteti arkeologjik në Prizren

    Insajderi
    08 July 2023 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lokaliteti arkeologjik i cili tashmë është integruar në sheshin e lidhjes në Prizren, ngërthen në vete dy shtresa kulturore: rrënoja muresh nga pazari i bylmetit në periudhën Osmane i cili ka ekzistuar deri në gjysmën e shekullit XX, dhe nën të, struktura të një vile romake që besohet të datojnë që nga shekulli III-IV.

    Përveç konservimit dhe prezantimit para publikut, është rigjeneruar dhe integruar edhe hapësira përreth. Përmes integrimit të pjerrinave dhe materialeve adekuate, qasja në lokalitet mundësohet për të gjitha grupet e komunitetit, duke u bërë kështu atraksioni më i ri në Sheshin e Lidhjen pranë rrjedhës së Lumbardhit.

    Lokaliteti arkeologjik u përurua me fjalë rasti nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, nënkryetari i Komunës ë Prizrenit, Kujtim Gashi, përfaqësues nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, përfaqësues nga UN-Habitati në Kosovë, së bashku me shumë qytetarë e vizitorë të qytetit të Prizrenit.

    Në kuadër të përurimit, është zhvilluar aktiviteti i mendimit imagjinar “Arkeologët e vegjël- vizatojmë të kaluarën” me fëmijët të cilët përmes vizatimit kanë paraqitur idetë e tyre se si është dukur lokaliteti shekuj më parë.

    Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark