×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit

    Insajderi
    28 April 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë u përurua romani “Eskadronët e vdekjes” i Bardhyl Mahmutit, për të cilin folën shkrimtarët Xheladin Mjeku (“Kapërcimi nëpër nëntë rrathët e ferrit”) Bedri Halimi (“Një roman emblematik – bazë e mirë për film artistik”) dhe prof. dr. Shyqri Galica (“Demaskimi sistematik i barbarisë”).

    Disa pjesëmarrës diskutuan rreth veprës dhe lëndës së trajtuar duke pasur për bazë realitetin e hidhur dhe veprimet gjenocidale të Serbisë.

    Vepra u vlerësua si një botim i rrallë dhe me shumë vlera kombëtare e artistike, sidomos për temën që kërkon të trajtohet edhe në aspekte dhe arte të tjera.

    Në shenjë nderimi dhe respekti, shkrimtari Brdhyl Mahmuti u pranua nga LSHK-ja anëtar i saj.

    Romani “Eskadronët e vdekjes” është përkthyer në gjuhët: angleze, franceze, gjermane e spanjolle, kurse në proces është edhe përkthimi në gjuhën italiane.  /Epoka e Re

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark