×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet romani i ri i Binak Kelmendit

    Insajderi
    06 June 2023 - 22:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nesër, më 07 qershor, ora 13:00, do të përurohet romani “Demë Dedë Boga” i shkrimtarit dhe gazetarit Binak Kelmendit.

    Përurimi do të mbahet në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2023”, gjegjësisht në Pallatin e Rinisë ku është duke u zhvilluar ky panair.

    Romani i ri i Binak Kelmendit u botua ditë më parë nga Sh. B. “Botimet Koha” dhe sipas të dhënave trajton periudhën e fillimkonvertimit nga feja katolike në atë myslimane pak para fillimi të shekullit 18-të në Bogë të Rugovës, por edhe ngjarje të tjera ndodhur më herët dhe më vonë në këtë katund e që ndërlidhen me Demë Dedë Bogën, që konsiderohet myslimani i parë aty.

    Binak Kelmendi njëherit është edhe kryetar i PEN Qendrës së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark