×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Përzgjedhësi i Ukrainës i gatshëm për luftë, vendos mos të largohet nga Kievi

    Insajderi
    25 February 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selektori i Ukrainës, Oleksandr Petrakov beson se ndeshja e “play-offit” të Botërorit me Skocinë do të luhet siç është paraparë.

    UEFA do të takohet sot për të diskutuar për krizën në Ukrainë pas sulmit ushtarak nga ana e Rusisë.

    Federata e Futbollit të Ukrainës i mbylli dyert e futbollit për një muaj.

    Petrakov e ka edhe një mesazh të fuqishëm për bashkëkombësit e tij.

    “Të dashur vëllezër ukrainas, është një kohë e vështirë, duhet të jemi të bashkuar, ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të besojmë në ushtrinë dhe në Qeverinë tonë. Ne jemi në vendin tonë dhe nuk kemi arsye të frikësohemi”, ka thënë ai për mediat lokale.

    “Unë jam 64 vjeç dhe kam jetuar në Kiev gjatë tërë jetës sime. Unë jam këtu edhe tash, nuk do të shkoj askund dhe jam i gatshëm ta ndihmoj vendin tim aq sa mundem”.

    “Sporti në këto momente del në plan të dytë. Gjëja më e rëndësishme janë jetët, paqja dhe qetësia për njerëzit. Besoj se pas fitores sonë të shpejt, do të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjet vendimtare të ekipit tonë kombëtar në play-off për Botëror”.

    “I gjithë ekipi dhe stafi teknik janë gjithmonë krenarë për ta përfaqësuar këtë komb të madh në fushën e futbollit. Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Ne po mendojmë për Ukrainën. Lavdi Ukrainës”, ka përfunduar Petrakov.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark