×
Show

Pesë arsye përse është më mirë të stërviteni me një mik

Insajderi
11 May 2016 - 12:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas instruktorëve të fitnesit, si edhe psikologëve, kur t’i zgjedh që të kujdesesh për trupin tënd, në prani të një tjetër personi, atëherë rezultatet janë më të mira.

Të shkosh në palestër apo të vraposh, të bësh joga me shokun apo shoqen tënde, po bëhet një nga gjërat më normale në kohët e fundit. Sipas instruktorëve të fitnesit, si edhe psikologëve, kur t’i zgjedh që të kujdesesh për trupin tënd, në prani të një tjetër personi, atëherë rezultatet janë më të mira.

Më poshtë janë pesë arsye që ju tregojnë të gjitha përfitimet e pasjes së mikut/es tuaj afër kur ju jeni duke punuar fort për ta bërë trupin tuaj më të shëndetshëm për t’u dukur më mirë.

Do të vish më shpejt në formë

Mos u shqetëso nëse miku/ja yt/jote e palestrës është në një formë më të mirë sesa ty. Nëse stërvitsh me dikë që duket fizikisht më në formë, atëherë t’i motivohesh që të përpiqesh më fort që të mund të arrish në të tilla nivele. Kjo do të thotë se rezultatet do të vijnë më shpejt.

Sipas një studimi të bërë në 2012, vajzat e kolegjeve performonin më mirë në ushtrimet aerobike, kur u komunikohej që nëse ato do ta linin një ushtrim shpejt, atëherë kjo do të ndikonte keq në paraqitjen e partneres së tyre.

Gjithsesi, kjo mund të ketë pasoja nëse aftësitë e tua fizike janë dukshëm më të ulëta sesa të mikeshës që ka ardhur të stërvitet me ty. Vullneti për ta arritur shpejt do të të shtyjë që të punosh më fort e të thyesh programin, e kjo mund të çojë në dëmtim fizik. Gjithsesi, pak motivim për të të dhënë forcë që të vazhdosh me vuajtjet që të sjellin ushtrimet fizike, mund të jetë një gjë e mirë.

Do jesh më i motivuar për t’u ushtruar

Kur ti ushtrohesh me një shok ose shoqe, atëherë përfundimisht do të jesh më i motivuar”, thotë Rebecca Goldstein, ish-atlete dhe drejtoreshë klinike në terapinë fizike profesionale’ në New York.

Kur ti nuk stërvitesh vetëm, atëherë e heq mendjen nga lodhja, dhe punon më gjatë. Nëse ti e vuan shkuarjen në palestër, por je i/e detyruar të shkosh, me një të njohur, gjithçka bëhet më e lehtë. Ai të shtyn që të stërvitesh, për më tepër që të kesh edhe paqe mendore. Unë rekomandoj me forcë që mos të ikni vetëm në palestër”, shpjegoi ajo.

Joe Ardito, themelues i palestrës FitCrush në New York City, është dakord me këtë logjikë. “Kur vrapon me një mik/e është gjithnjë një ide fantastike nëse ti je në të njëjtin nivel me të. Ju mund në sfidoni njëri-tjetrin, ta shtyni atë dhe nëse ka ndonjë problem të mundshëm fizik, ke dikë pranë që mund të të ndihmojë”.

Detyrohesh të mbash përgjegjësitë

Kur ti bën plane me një mikeshë apo mik për të shkuar në një klasë e për të bërë joga apo për të dalë për vrap, e të kap brenda vetes një përtesë e dëshiron ta anulosh, do të mendohesh dy herë. Kjo sepse ti bëhesh më i përgjegjshëm, pasi i ke dhënë fjalët dikujt. Për më tepër që pas ushtrimit fizik do të ndihesh shumë më i kënaqur, njofton Gazeta Shqip.

Ti do të mësosh gjëra të reja

Kur ti stërvitesh me një shok, pashmangshmërisht do ta ndryshosh mënyrën se si punon, si edhe rutinën e kësaj procedure. Për më tepër do të mësosh ushtrimet ë reja. Nëse miku/ja juaj është i/e dhënë pas palestrës, atëherë sigurisht që do t’ju tregojë saktësisht se si duhet t’i bëni ushtrimet dhe t’ju këshillojë ato të duhurat. Për më tepër që do të kesh ndihmësin tënd personal. Nuk do të kesh nevojë që të bezdisësh persona të panjohur në palestër. Afër ke mikun/en tënd, i cili/e cila është i/e gjindshëm/me kurdoherë që ke nevojë të të ndihmojë, kur bën ndonjë ushtrim fizik të vështirë.

Forcohet dashuria

Në vend që të shkoni për darkë diku, apo të kaloni pasditen në shtëpi, të zemrës kaloni pak kohë në palestër më mirë me njeriun tuaj. “A ka njeri më ideal për t’u stërvitur sesa partneri juaj? Ju mund të gëzoheni për arritjet në palestër dhe të ndihmoni njëri-tjetrin në momentet e vështira. Thjesht fjalët tuaja kurajëdhënëse mund të kenë efekt të jashtëzakonshëm”, tha Shane Allen, trajnere personale e certifikuar dhe këshilluese ushqimi për sportet.

“Disa nga lidhjet më të forta që unë kam parë, janë ato me njerëz të cilët stërviten bashkë. Objektivat e përbashkët dhe rutinat e kaluara me njëri-tjetrin, janë ato që ndihmojnë në ndërtimin e një lidhjeje, që ashtu si trupat tanë, bëhet edhe më e fortë”.

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark