Benjamin Mendy, një lojtar i Manchester City, i cili është në paraburgim parandalues, është ulur në bankën e të akuzuarve për t’u gjykuar para Gjykatës së Kurorës në Chester (Angli) për tetë akuza për përdhunim dhe sulm seksual, që dyshohet se kanë ndodhur midis 2018 dhe 2021.
‘The Athletic’ publikon se pesë nga shokët e skuadrës së Mendy te Manchester City (Jack Grealish, Riyad Mahrez, Kyle Walker, Raheem Sterling dhe John Stones) mund të thirren si dëshmitarë. Gjyqi i Mendy-t pritet të zgjasë afërsisht 15 javë dhe tetë burra dhe gjashtë gra janë përzgjedhur tashmë për detyrën e jurisë.
‘Daily Mail’ publikon se anëtarët e jurisë janë pyetur, nëse kanë pasur ndonjë lloj marrëdhënieje me futbollistët që përkonin me Mendin te City. Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy mund të variojë nga 5 deri në 20 vjet burg, megjithëse ai mund të përballet me një dënim të përjetshëm.
Në maj 2022, Mendy u deklarua i pafajshëm për nëntë akuzat për krime seksuale kundër tij. Benjamin Mendy nënshkroi për Manchester Cityn në vitin 2017, skuadër të cilës iu bashkua nga Monaco. Klubi i ‘Qytetarëve’ e pezulloi nga radhët e saj, pasi policia e akuzoi më 26 gusht 2021.