×
Show

Pesë plazhet më të bukura për muajin e mjaltit

Insajderi
26 April 2016 - 11:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse ju dhe bashkëshorti juaj i ardhshëm, jeni të stresuar me planifikimin e dasmës, lëreni atë mënjanë dhe filloni planifikimin e muajit të mjaltit.

Plazhi Matira, Bora Bora – Kur mendoni për “arratisjen” tuaj romantike, ndoshta imagjinoni në mëndjen tuaj, një dok të gjatë që ju çon në shtëpitë mbi ujin e kristaltë të oqeanit.

Çatia juaj është e përbërë nga kashta dhe shtëpiza e hotelit ju bën të ndjeheni sikur e keni lënë realitetin pas. Me shumë mundësi, keni imagjinuar për pushime në Polinezianet Franceze në plazhin Matira në Bora, Bora. Jeta e natës në ishull, është e pasur me muzikë të qetë dhe romantike për të sapomartuarit.

Plazhet Cambridge, Bermuda – Në rezortin Plazhet Cambridge, ju inkurajojnë të “ri-zbuloni njëri tjetrin”. Ju dhe bashkëshorti juaj do të keni kujtime të paharrueshme, teksa shëtisni në një nga katër plazhet. Për adhuruesit e natyrës, Bermuda ofron dhe Spittal Pond Nature Reserve, e cila duhet të jetë pjesë e itenerarit të muajit të mjaltit.

Plazhi Mai Khao, Tajlandë – Si një nga destinacionet më të qeta, të paprekura në Phuket të Tajlandës, kjo pikë e muajit të mjaltit, garanton qetësi nga jeta e natës, që shumë çifte mundohen ti shmangen gjatë atij muaji. Ky plazh është, unik dhe origjinal, duke u krenuar me mungesën e hoteleve dhe jetës turistike. Synimi për këtë pikë turistike, është shijimi i natyrës në gjëndjen e saj më natyrale. Atje nuk do të mund të gjeni të rinj, që dyndin plazhin gjatë periudhës së verës; gjëndja e tij e virgjër e bën arratisjen më rigjeneruese nga streset e përditshme, shkruan këshilla.net

Ishulli Manda, Kenya – Ishulli ka 16 vila, 14 km plazhe të izoluara dhe një pyll te bukur bregdetar, që është shtëpia e botës së egër të Kenya-s. Përveç kësaj ishulli i Manda-s, mbetet i papopulluar dhe ju pret t’a prekni këmbëzbathur. Rezorti ka pishinë yjore, një dhomë idilike leximi dhe qendër me sporte ujore.

Virgin Gorda, Ishujt e virgjër Britanikë – Gorda, është oazi i tretë më i madh, nga gjithë ishujt që përbëjnë ishujt e virgjër Britanikë. Nëse zgjidhni të bëni muajin e mjaltit këtu, do t’a gjeni veten duke u relaksuar në plazhet e shkretuara, duke përqafuar ritmin e ngadaltë të të përditshmes, duke eksploruar pishinat shkëmbore dhe duke ecur nëpër shtigje të fshehura. Në këtë vend, ju dhe bashkëshorti juaj do të gjeni plot kohë për njëri tjetrin.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark