Një puthje është dhurata më e thjeshtë dhe shpeshtë që marrin njerëzit, e sidomos në ditën e Shën Valentinit.
Por kur bëhet fjalë për puthje që kanë bërë bujë, nuk ka qënë domosdoshmërisht çështje dashurie me shikim të parë. Në fakt, shpesh ka qënë e kundërta. Ja pesë puthjet që kanë bërë historinë
Skulptura e August Rodin, “Puthja”
Për herë të parë u shfaqë më 1887. “Në kohën e saj ishte befasuese, personazhe komplet lakuriqe, që nuk vinin nga mitologjia, por një burrë e një grua që puthen”, thotë Jennifer Thompson, kuratore në Rodin Museum në Filadelfia. Kur statuja u shfaq më 1893 në panairin botëror të Çikagos, u mbajt në një dhomë private, dhe burrat nuk i lejonin gratë ta shihnin.
Filmi The Kiss, 1896
Një film i shkurtër nga Thomas Edison, me projektorin e tij kinematografik, Vitascope i cili konsiderohet dhe puthja e parë në një film. Aktorët May Irwin dhe John Rice u puthën për komedinë e tyre të Broadway, “Thë Widow Jones”. Edhe pse klipi është vetëm 19 sekonda dhe tregon të dy personazhet teksa bisedojnë dhe përqafohen disa teatro refuzuan ta shfaqin, dhe filmi pati komente negative.
“V-J Day in Times Square”
Është fotoja më e njohur në histori, që është shkrepur nga fotografi i revistës Life, Alfred Eisenstaedt, më 1945. Ka qënë fotoja më e riprodhuar e shek. 20. Ajo formoi bazën e memories tonë kolektive të atij momenti transformues në historinë e botës, shkruan revista Time.
“Kiss of life”
Një puthje që bëri lajm më 1968, fotoja e Rocco Morabitos. E quajti “Kiss of Life”, dhe tregon një punëtor elektrik që përpiqet të shpëtojë shokun e tij që e kishte zënë korrenti. U bë fotoja e parë e përdorur në lajme që fitoi dhe çmimin Pulitzer.
Puthja e Kremlinit
Një dekadë më vonë, më 1979 lideri sovietik Leonid Brezhnev dhe ai i Gjermanisë Lindore, Erich Honecker ndanë një puthje vllazërore, që u quajt “Puthja e Kremlinit”, në nderim të 30-vjetorit të Republikës Demokratike Gjermane. Blloku lindor do të shkëmbente këtë shprehje të solidaritetit kur ekzisonte Bashkimi Sovjetik dhe piktori rus Dmitri Vrubel e