Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Vushtrrisë, njëherësh kryetar aktual, Xhafer Tahiri, në intervistën e tij për Ekonomia Online ka shpalosur pesë vendime të rëndësishme që do t’i marr në ditët e para të mandatit të ri.
Vendimi për 4 cent në litër qumësht për çdo prodhues të qumështit për fermerët në qytetin e Vushtrrisë.
Vendimi i dytë do të jetë për thirrjen publike për subvencionim të bizneseve dhe pagës për biznese që punësojnë gra e të rinj në qytetin e Vushtrrisë.
Vendimi tretë do të jetë rritja e bursave.
Studimi i fizibilitetit për ngrohtoren e qytetit, një projekt jetik për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë sidomos tani që ka ndodh shtrenjtim shumë i madh i rrymës, e që është një kosto shumë e lartë për ngrohje për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Thirrja publike për ndërrimin e fasadës së të gjitha objekteve duke filluar nga banesat e bardha dhe të gjitha ndërtesat tjera të vjetra në qytetin e Vushtrrisë, në mënyrë që përmes ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale t’i adresojmë brengat e banorëve të cilët janë të pasigurt në këto objekte.
Po ashtu gjatë intervistës, Tahiri ka thënë se në mandatin e ri do të fillojë ndërtimi i çerdhes së tretë në qytet dhe ndërtimi i çerdheve nëpër fshatra. Ndërkohë, në shëndetësi do të funksionalizohet menjëherë QKMF-ja e re dhe do të vazhdohet pako prej 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur
Vlen të theksohet se, Xhafer Tahiri sipas organizatave jo-qeveritare dhe qytetarëve të Vushtrrisë njihet si kryetari i cili i ka përmbushur të gjitha premtimet për të cilat është zotuar para katër viteve. Tahiri me programin e tij për Vushtrrinë synon edhe një mandate në krye të komunës.