×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Kosovë

    Insajderi
    14 October 2022 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë vdekje të dyshimta.

    Në Prishtinë dje një burrë është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:55.

    “Viktima mashkull kosovar në rrethana deri më tani të panjohura është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, njoftoj policia.

    Sipas policisë edhe në Prizren një grua është gjetur pa shenja jete.

    “Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit trupin e pajetë e kanë dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Vdekje e dyshimtë është raportuar edhe në Pejë.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, njoftoj policia.

    Po ashtu edhe në Vushtrri dhe në Zubin Potok janë raportuar raste “Vdekje e dyshimtë”.

    Vushtrri 12.10.2022 – 10:00-21:25. Viktima mashkull kosovar është gjetur nga familjarët pa shenja jete.Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    Zubin Potok – NNËshtë  raportuar  se  viktima,  mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore si dhe mjekësia ligjore, të cilat me vendim të prokurorit e kanë dërguar trupin për obduksion në IML./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark