Çfarë ne besojnë për një shtet ndonjëherë mund të jetë më e fuqishme se sa faktet në realitet. Por, reputacioni i një vendi mund të ndikojë shumëçka, nga politika e jashtme deri tek investimet e huaja, si dhe mund të jetë vendimtare nëse njerëzit dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë aty, shkruan BBC.
Një studim i fundit nga Instituti për Reputacion, një institut këshillëdhënës i specializuar në këtë fushë, ka synuar që të gjejë përmes matjes së faktorëve të ndryshëm se cilat vende në mbarë boën njihen për reputacionin e tyre.
Ata kanë pasur parasysh 16 faktorë para se të dalin me përfundime, përfshirë këtu bukurinë e vendit, sigurinë, mikpritjen, politika progresive, qeveri efektive e të tjera. Hulumtuesit kanë bërë një sondazh me 48 mijë banorë në vendet e G8, që janë vendet më të industrializuara në botë.
Në listën prej pesë vendeve me reputacionin më të mirë në botë, e para është Suedia. Ky vend plotëson të gjitha kriteret e lartpërmendura – sigurinë, mikpritjen, bukurinë e të tjera. Vendi është unik në Evropën Perëndimorë edhe për faktin se është “kursyer” nga Lufta e Dytë Botërore.
Në vendin e dytë ka rrëshqitur Kanadaja. Edhe pse kanë qenë në vend të parë, kanadezët e shohin me sy pozitiv vendin e tyre, sidomos pas ndihmës që po ofron së fundi për refugjatët sirian.
Në listën prej pesë vendeve të tjera janë edhe Zvicra, Australia dhe Norvegjia./Insajderi.com