Insajderi
Lajme

Pesë vite në paraburgim ish-krerët e UÇK’së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet

Insajderi
05 November 2025 - 10:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pesë vite në paraburgim ish-krerët e UÇK’së, Krasniqi: Procesi po zvarritet, padrejtësia po rritet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen që pesë vite në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon të zvarritet.

“Pesë vjet më parë, u ndaluan padrejtësisht katër nga udhëheqësit kryesorë të luftës çlirimtare: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pesë vjet më vonë, procesi po vazhdon të zvarritet, padrejtësia të rritet ndërsa e vërteta që ne e njohim dhe e dijmë, ende s’e ka marrë verdiktin që e meriton”, ka deklaruar Krasniqi.

“Ata shkuan në Hagë me kokën lart, pa u fshehur, pa u ankuar, pa kërkuar privilegje. Shkuan si burrështetas, si ushtarë të lirisë, me besim në drejtësi, me dinjitetin që ua dha historia dhe me dashurinë që ia dhanë Kosovës”, vijon shkrimi i tij.

Krasniqi ka kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark