Insajderi
Showbiz

Petale trëndafilash nga ajri…/ Këto janë dy banorët që morën surprizën e veçantë në BBVA

Insajderi
16 January 2026 - 18:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Petale trëndafilash nga ajri…/ Këto janë dy banorët që morën surprizën e veçantë në BBVA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Miri dhe Stelina janë dy banorë që kanë krijuar raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata njihen që nga jashtë, por duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë afruar dhe më shumë si miq.Ditën e sotme, Stelina i ka qëndruar pranë Mirit, pasi ky i fundit ka patur disa debate të forta me Keijsin, Mateon dhe Erikun.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kanë marrë edhe një surprizë të bukur nga ajri. Për Mirin dhe Stelinën erdhi një parashutë me fotografinë e të dyve, e cila hodhi edhe disa petale trëndafilash.

Dy banorët u emocionuan, ndërkohë Stelina shton se kjo dhuratë është nga një shoqe e tyre e përbashkët.

Kujtojmë se kjo surprizë vjen pas deklaratë së Keijsit që Miri u ka blerë lule dashnoreve të tij, te dyqani i luleve të Stelinës. Kjo e fundit e mohoi kategorisht këtë deklaratë të papritur të banorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark