×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Petkoviq: Prishtina nuk ka të drejtë të formojë ushtri dhe as të armatosë pjesëtarët e FSK-së

    Insajderi
    30 June 2023 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori të së ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverisë e Serbisë, Petar Petkoviq deklaroi se Prishtina nuk ka të drejtë me asnjë marrëveshje apo marrëveshje të vlefshme për të formuar të Ushtri të Kosovës dhe as për të armatosur pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    “I vetmi formacion i armatosur ushtarak i vlefshëm në territorin e Kosovës është misioni ndërkombëtar i KFOR-it dhe i tillë duhet të mbetet, deshi apo jo Kurti”, ka thënë Petkoviç, shkruan Euronews Serbia.

    Siç theksoi ai, kërcënim për paqen dhe sigurinë në këto zona dhe në rajonin e të gjithë Ballkanit Perëndimor është kryeministri Albin Kurti.

    “Albin Kurti në vend që të punojë për të shtensionuar situatën në terren dhe për të qetësuar krizën që shkaktoi me veprimet e tij të njëanshme në veri të Kosovës, vazhdon të tregojë fytyrën e tij militante me armë dhe deklarata propagandistike”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark