×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Petkoviq i reagon Kurtit: Ti je gjeneratori i provokimeve dhe krizave

    Insajderi
    23 August 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se është Beogradi ai që po shkakton përshkallëzim të situatës në veri të Republikës së Kosovës.

    Petkoviq tha se të gjitha incidentet dhe provokimet në veri kanë ardhur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Të gjitha incidentet, provokimet dhe përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës vijnë vetëm dhe ekskluzivisht nga Albin Kurti, si gjeneratori i vetëm i krizës , por edhe në zonën e Ballkanit Perëndimor, që ai demonstruar së fundmi në Maqedoninë e Veriut” , ka thënë ai.

    Petkoviq tha se Kosova në veri po “përpiqet të fsheh rezultat e politikës së saj katastrofale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark