×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq për dy deputetët serbë të opozitës: Shkuan në Zveçan në marrëveshje me Prishtinën për të shkaktuar probleme

    Insajderi
    21 June 2023 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i ashtuquajtur Zyre për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ashpër ndaj dy deputetëve serbë të opozitës të cilët të martën vizituan protestuesit në Zveçan.

    Sipas Petkoviqit, dy deputetët e opozitës, Miroslav Aleksiq dhe Aleksandar Jovanoviq, kanë vizituar Zveçanin “për të provokuar atë popull në marrëveshje dhe sinkronizim me Prishtinën i krijuan probleme Beogradit dhe popullit serb në Kosovë”.

    Po të kishin ardhur atje, padyshim që do të ishin pajtuar dhe sinkronizuar me Prishtinën për të krijuar probleme për Beogradin dhe popullin serb në Kosovë. Populli i përzuri nga Zveçani dhe ata u thanë qartë se nuk kanë asgjë për të kërkuar, sepse ata dhe shefi i tyre Jeremiq, Tadiq dhe Đilas dhe të gjithë të tjerët – përgjegjës për krijimin e një kufiri mes serbëve në Jarinj dhe Bërnjak në vitin 2011, i cili solli EULEX-in që nuk bën asgjë për t’i dalë në mbrojtje asnjë serb në Kosovë.” – ka thënë ai.

    Për Petkoviq më e çuditshmja është që në Jarinje ata kaluan triumfalisht pa problem. Tutje ai tha se ata kanë marrëveshje me ministrin e Punëve të Brendshme Sveçla dhe kryeministrin Albin Kurti, sepse hyjnë dhe kalojnë pa problem si miq të Prishtinës.

    Mes tjerash, ai ka kritikuar ata se kurrë nuk dënuan ndonjë sulm dhe se i kanë lënë në baltë serbët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark