×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Petrol Company lanson shërbimin më të ri në Kosovë, mundësinë e vetëshërbimit me derivate me ( -6 CENT) më lirë për çdo litër

    Insajderi
    02 May 2019 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Petrol Company lansoi shërbimin më të ri në Kosovë, mundësinë e vetëshërbimit në pompa të saj, mbushe automjetin tuaj me 6 CENT më lirë për çdo litër.

    Në vendet më të zhvilluara në botë, ka kohë që kjo mundësi është duke u praktikuar, ku klientët e kanë mundësinë e vetëshërbimit në pompa të benzines, e bëjnë pagesën dhe më pastaj vetëshërbehen. Mirëpo në Kosovë, kjo gjë ka munguar edhe pse ka qenë shumë e nevojshme për vendin tonë. Nga tani, kjo nuk mund të thuhet si e pa mundur sepse këtë shërbim pas shumë pritjeve të qytetarëve tanë për të pasur një mundësi të tillë, Petrol Company sjellë për herë të parë në Kosovë mundësinë e vetëshërbimit me 5 CENT më lirë për çdo litër. Klientët që janë të pajisur me Bonus Kartelë perfitojne 6 CENT per litër, sepse per çdo liter të blerë perfitojne 1 Cent (pikë) në kuadër të Bonus Kartelës.

    Të gjithë e dimë që Petrol Company në vazhdimësi sjellë oferta të ndryshme për klientët e saj, mirëpo këtë herë si duket ka menduar për të gjithë qytetarët e Kosovës pasi që me anë të këtij shërbimi, secili qytetar përfiton zbritje 5 CENT për çdo litër, në çdo kohë dhe një cent nga Bonus Kartela, vetëm duke u vetëshërbyer me derivatet e Petrol Comany.

    Kjo zbritje është më e madhja ndonjëherë në treg.

    Mundësinë e vetëshërbimit e kanë  klientët e Petrol Company si dhe të gjithë ata të cilët mendojnë t’i bashkohen kompanisë së njohur për derivate më cilësore në vend, Petrol Company.

    Petrol Company për fillim ka vendosur të dalë me 8 pika të saj me mundësi vetëshërbimi, në pikat: Fushë Kosovë, Çagllavicë, Preoc, Bresje, Dragodan, Gjakovë, Prizeren dhe Qyshk/Pejë, dhe shumë shpejt edhe në të gjitha pikat e saj.

    Rreth shërbimit:

    1.Ndaloni veturën tuaj në njërën nga pikat e Petrol Company

    2.Parkoni veturën në njerën nga pompat e Petrol Company

    1. Identifikoni pompën (Shikojeni se çfarë numri ka pompa, për t’ju treguar në market për pagesë)
    2. Shkoni në market dhe tregoni numrin e pompës ku jeni parkuar, paguani sa litra apo euro dëshironi për llojin e derivatit që ka vetura juaj, dhe automatikisht do të ju lëshohet lloji i derivatit që ju keni paguar.
    3. Klientët me bonus kartela tregojnë kartelën e Bonusit dhe përfitojnë edhe një cent, që dmth në tërësi përfitoni 6 cent për liter.
    4. Kthehuni tek pompa dhe mbusheni veturën tuaj, dhe përfironi 5 cent zbritje për litër.

    “Mbushe vetë. Jeto më lirë”, me Petrol Company!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark