×
  • Lajme
  • Lajme

    Pezullimi i punimeve për Rrugën A, kompania përgjegjëse del me reagim

    Insajderi
    21 October 2023 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të martën Gjykata Komerciale ka vendosur se punimet në rrugën A duhet të pezullohen. Vendimi Gjykatës bazohet në atë se pronari i kompanisë që është shpërblyer me tender ishte i dënuar për falsifikim të dokumenteve. Por, këto pretendime i ka mohuar kompania përgjegjëse për ndërtimin e saj .

    Në reagim thuhet se Operatori Ekonomik “Sallahu Shpk” “me pronar Lulzim Sallahu, sipas Certifikatës së lëshuar nga Gjykata kompetente, nuk ka asnjë dënim dhe është plotësisht i përgjegjshëm sipas Ligjit të Prokurimit Publik”.

    Kompania thotë se fakt ky që dëshmohet me dokumentin si më poshtë:

    sallahu certifikata

    “Nga faktet e prezantuara, shprehim shqetësimin tonë lidhur me zbatimin e gabuar të dispozitave materiale dhe procedurale, si dhe tejkalimit të kompetencave në procesin e vendimmarrjes lidhur me rastin në fjalë, pasi që në Arsyetimin e Aktvendimit shohim se Gjyqtarja Vlora Pacolli – Rexhepi, i ka falur besimin provave dhe të dhënave të pavërteta – të rrejshme, dhe të paqëndrueshme të një pale të cilës i ka humbur legjitimiteti, duke paraqitur kështu një gjendje inekzistente”, deklaron kompania në këtë reagim.

    Kompania thekson më tej se “këto veprime e dëmtojnë rëndë besimin në funksionim të ligjit dhe kredibilitetin e sistemit gjyqësor si institucion i pavarur, profesional dhe i paanshëm”.

    “Sallahu Shpk” thotë se procedura e këtij aktiviteti të prokurimit, që nga inicimi e deri në përfundimin e saj “është zhvilluar në përputhje me parimet dhe dispozitat ligjore që i referohen Prokurimit Publik ne Kosovë, dhe se tenderi në fjalë i është nënshtruar dy komisioneve profesionale vlerësuese në të cilat kemi dalë si OE i përgjegjshëm, dhe mbi bazën e përgjegjshmërisë edhe jemi rekomanduar me Kontratë”.

    Gazeta Insajderi kishte publikuar hulumtimin për tenderin prej 8.5 milionë eurosh për ndërtimin e Rrugës A në Prishtinë, që iu dha firmës “Sallahu”, ku pronari i saj ishte dënuar për mashtrim.

    Këto punime po i kryente “Sallahu”, derisa pronari i saj Naim Sallahu është i dënuar për mashtrim nga Gjykata Themelore e Prishtinës vitin 2018.

    Sallahu, që ishte parë në këtë ceremoni bashkë me Abdixhikun e Ramën, sipas vendimit të Themelores e që është vërtetuar edhe nga Apeli e ka të ndaluar që të marrë pjesë në prokurime publike për një periudhë 10 vjeçare- deri më 2028.

    Vendimi i Gjykatës Komerciale për të pezulluar punimet në rrugën A, dje ka nxitur reagime nga LDK duke filluar nga Abdixhiku e deri të Doarsa Kica Xhelili. 

    Ata akuzuan VV-në për ndërhyrje në drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark