Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, z. Përparim Rama, e ka prezentuar projektin e tij madhështor të Arbërisë.
Sot, në prani të aktivistëve dhe qytetarëve të Prishtinës, arkitekti dhe urbanisti Rama ka prezentuar projektin i cili do të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë. Ky projekt parasheh që hapësira prapa Pallatit të Rinisë, e cila aktualisht përdoret vetëm si parking, të shndrrohet në një platformë të gjelbërt, ndërsa parkingu do të zhvendoset nëntokë.
Siç ka thënë kandidati Rama, ky projekt do t’iu mundësojë rreth 30 mijë banorëve të Arbërisë të kenë qasje të lehtë të lagjes së tyre me qendrën.
Për më tepër, ky projekt parasheh që, afër platformës së gjelbërt, të ndërtohet edhe Salla Koncertale.
Ky projekt mund të shikohet në linkun në vazhdim:
Gjatë javës së ardhshme, Përparim Rama do ti prezentojë edhe katër projekte tjera për lagjet kryesore të Prishtinës.