Sulmuesi i Man Cityt, Phil Foden, u përplas me të dashurën e tij pasi ajo e shikoi në telefonin e këtij të fundit, shkruan The Sun.
Sherri mes yllit të Anglisë dhe të dashurës së tij është kapur në video nga pushuesit dhe dëshmitarët që ishin në atë klub.
Debati filloi kur Rebecca mori telefonin e Fodenit teksa ai po notonte në det.
E dashura e Fodenit, Rebecca Cooke u dëgjua duke bërtitur: “A mendon se jam një e paditur” para se të largoheshin vendin ku ishin.
Ndërsa sherri vazhdoi, Rebeka tha: “Nuk mund të të çojmë askund, kjo ndodh gjithmonë.”
Sipas The Sun, Rebecca u pa duke i bërtitur Fodenit derisa ai po dilte nga deti.
Më pas ajo i bërtet Fodenit : “Po, pyes veten pse, shok!”
Foden nuk iu përgjigj asaj, por më pas Rebeka bërtiti: “Thuaji asaj të gjitha”.