×
Show

Pije freskuese e mbushur me vitamina

Insajderi
19 April 2016 - 09:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me rritjen e temperaturave shtohet nevoja për tu freskuar me pije të ftohta.  E çfarë mund të ketë më mirë se një pije e cila të ofron kaq shumë vitamina se kjo që po e paraqesim më poshtë.

Kjo pije bëhet nga shtrydhja e dredhëzës dhe bananes, një kombinim i përkryer vitaminash.

Në fakt, Mjeket rekomandojnë qe te gjithë njerëzit duhet te konsumojnë çdo dite te paktën pesë dredhëza gjate ditës.

Përbërësit për katër persona:

250 gramë luleshtrydhe, një gjysmë banane, 300 ml qumësht, 150 ml jogurt dhe gjysmë luge mjaltë.

Përgatitja:

Fillimisht duhet të pastroni dhe prisni dredhëza, e më pas grini gjysmë banane dhe përzijeni me dredhëzat duke u shtuar kosin dhe qumështin. Shtojini gjysmë luge mjaltë.

Vendosni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse dhe pastaj shërbeni në gotë duke e zbukuruar me ndonjë dredhëz përmbi./Insajderi.com

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark