×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Pika pa sipërfaqe” boton librin e filozofit slloven, Mladen Dolar

    Insajderi
    05 November 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese tiranase “Pika pa sipërfaqe” boton librin e ri të filozofit slloven Mladen Dolar. Libri ka titullin “Thashethemet, përgojimet dhe çështje të ngjashme” dhe është përkthyer në gjuhën shqipe nga Genc Shehu.

    Ky libër është pjesë e kolanës “pika të vogla” të kësaj shtëpie botuese dhe do të jetë së shpejti në libraritë e ndryshme shqiptare.

    Në këtë ese për thashethemin (dhe çështje që lidhen me të), Dolar përpiqet të thellojë dhe zgjerojë implikimet filozofike të kësaj dukurie, përmes një piketimi historik në katër sekuenca, prej gjyqit ndaj Sokratit, te Jozef K. i “Procesit” të Kafkës, përmes Hamletit e Berberit të Seviljës, deri te Donald Trump e rrjetet sociale.

    Mladen Dolar (1951-) është i njohur për kontributin e tij në fushat e filozofisë kontinentale, psikanalizës dhe estetikës. Vepra e tij karakterizohet nga një qasje ndërdisiplinore, duke qarkulluar ide nga psikanaliza, gjuhësia e filozofia.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark