×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Pika pa sipërfaqe” boton romanin “Porta e ngushtë” të shkrimtarit francez, Andre Zhid

    Insajderi
    20 October 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Del së afërmi në librari “Porta e ngushtë”, roman i shkrimtarit frëng André Zhid (përkthyer nga Feride Papleka).

    Andre Zhid (André Gide 1869-1951) bënte pjesë në rrethin e krijuesve më të shquar në Francën e fillimshekullit XX. Më 1908, me disa miq, ai themeloi “La Nouvelle Revue Française” (Revista e Re Franceze), e cila tre vjet më vonë krijoi edhe shtëpinë e vet botuese.

    Me veprën e tij, qëndrimet, miqësitë e shumta si dhe me udhëtimet, sidomos gjatë kohës midis dy luftërave botërore, Gide ushtroi një ndikim të madh te brezat krijues pasardhës. Ndër veprat e tij më të njohura janë “Fabrikuesit e monedhave të rreme”, “Imoralisti”, “Ushqimet tokësore”. Më 1947 ai mori çmimin “Nobel” në letërsi.

    Duke përdorur një shumësi stilesh (rrëfim në vetën e parë, letërkëmbim, ditarit), romani shpalos marrëdhënien e pështjelluar midis Zheromit dhe Alisës që nga adoleshenca e hershme e deri në pjekuri, duke gërmuar në thellësi të temave të dashurisë, mëkatit, virtytit.

    “Porta e ngushtë” u botua më 1909 dhe qe suksesi i parë i shkrimtarit. I vlerësuar nga kritika për vepra të mëhershme, kjo qe hera e parë që Gide arriti te një publik i gjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark