×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Pikante/ Presidenti i Francës “godet në shenjë”, Macron parashikon saktë rezultatin e ndeshjes me Poloninë

    Insajderi
    04 December 2022 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Franca bëri detyrën duke u kualifikuar në çerekfinalen e Botërorit pas fitores 3-1 me Poloninë. Presidenti i francezëve, Emmanuel Macron në një intervistë të dhënë për Parisien kishte dhënë parashikimin për ndeshjen dhe duket se ka qëlluar në shenjë, pasi sfida përfundoi pikërisht ashtu siç e mendonte numri një i shtetit.

    “Mendoj se do të fitojmë 3-1! Lewandowski do të shënojë për ata, një gol Mbappé ose ndoshta Giroud, që dëshiron të mbetet në histori. Dhe një tjeterdo të shënojë golin e tretë të francezëve”, e nisi ai para se të shpjegonte se i ka ndjekur me ngulm blutë.

    “Kam kontaktuar me Didier Deschamps çdo pas ndeshje! Unë konstatoj se është edhe një herë një kolektiv shumë i fortë dhe solid. Unë kam shumë respekt për Didier Deschamps, përvojën e tij, njohuritë e tij.Mosha mesatare e këtij kolektivi është shumë e re dhe në të njëjtën kohë duhet të jenë njëmbëdhjetë lojtarë që kanë një yll që e kanë qëndisur vetë. Asnjë ekip në botë nuk e ka këtë freski dhe këtë përvojë. Kemi të moshuar si Giroud dhe ‘Grizou’, që tregojnë se e kanë ende nën brez, një gjeni si Mbappe, që dëshmon se është ende në takimet e mëdha dhe pastaj kemi të rinj!” – Tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark